Lets Get Started Network

Empowering Young People

Fondacioni per Shoqerine e Hapur per Shqiperine (Soros) fton organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet publike të marrin pjesë në konkurrimin për projekt-propozime që lidhen me prioritetet strategjike të Fondacionit.

Qeverisja e Mirë dhe Administrata Publike
Përmirësimi i qeverisjes në nivel qëndror dhe lokal
Nxitja e proçesit të integrimit evropian

Shoqëria civile
Standartizimi brendshëm i organizatave të shoqërisë civile, shoqëruar me një bashkëpunim më intensiv, eficent dhe  transparent mes tyre për të garantuar qëndrueshmërinë dhe kredibilitetin e tyre dhe legjitimitetin e aksioneve te Shoqerise Civile ne lidhje me zhvillimin e demokracise shqiptare per permbushjen e standarteve te Integrimit Europian.

Arsimi
Konsolidimi i strukturës së kurrikulave dhe teksteve shkollore
Ndërtim  kapacitetesh në nivel lokal dhe atë të shkollës përkundrejt procesit të decentralizimit, roleve dhe bashkepunimit
Asistimi në  rast të hartimit të projekt-ligjit të ri për arsimin parauniversitar

Ligji dhe te drejtat e njeriut
Përmirësimi i kuadrit ligjor në fuqi për respektim të të drejtave të njeriut duke forcuar rolin e shoqërisë civile në avokim dhe monitorim.

Programi i Romeve
Rritja e mundësive për Komunitetin Rom, duke sjellë cështjen rome në vëmëndje të axhendës sociale dhe përmirësimi i aksesit të romëve në arsimim dhe në shërbimet publike bazë.

Programi i Shendetit
Përmirësimi i cilësisë së kujdesit shëndetsor, duke filluar nga qasja me bazë në të drejtat.
Zhvillimi i standarteve kombëtare të kujdesit paliativ për Shqipërinë
Mbështetje e iniciativave të vogla bazike për Shëndetin Mendor.

Programi i Gruas
Përmirësimi i statusit të grave në shoqëri nëpërmjet luftës kundër përjashtimit social  dhe fuqizimit ekonomik të tyre

Media
Përmirësimi i kapaciteteve të medias dhe inkurajimi i iniciativave që angazhojnë median në interes të publikut.
Për informacion më të detajuar lidhur me prioritetet ne fushat e lartëpërmendura si dhe dokumentacionin për aplikimin, vizitoni faqen e internetit të Fondacionit: www.soros.al  ose kontaktoni në: grant@osfa.soros.al

Limiti i buxhetit për projekt-propozim është 60,000$ (gjashtëdhjetë mijë USD).

Propozimi/dokumentacioni i plotësuar duhet të paraqitet dorazi dhe i shoqeruar me një kopje në formë elektronike (me CD Rom) deri më datë 6 maj, ora 16:00 në adresën:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
(Fondacioni “Soros”)
Rruga “Qemal Stafa”, Nr. 120/2
Tel: 04/234621; Fax: 235855
Tiranë

Dokumentet që duhet të shoqërojnë aplikimin:

  1. Formulari i plotësuar i aplikimit (trokit mbi këtë lidhje për të shkarkuar versionin elektronik)
  2. Kopje të  vendimit të regjistrimit të aplikantit në gjykatë. Ju lutem paraqitni vendimin e parë; çdo ndryshim i mundshëm në statut, përbërjen, drejtimin dhe qeverisjen e aplikantit duhet të pasqyrohet në dokumentet zyrtare të dorëzuara
  3. Kopje te statutit të organizatës (variant më i fundit)
  4. Kopje e dokumentit te regjistrimit në organin tatimor (NIPT)
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera sa i përket kontributeve, përfshirë sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe tatim-taksat
  6. Buxheti vjetor i organizatës, pasqyrat financiare  të dy viteve të fundit
  7. CV e anëtarëve të grupit të punës/përgjegjës për zbatimin e  projektit
  8. Vërtetim i llogarisë bankare te aplikantit
  9. Konfirmim për bashkëfinancimin e projektit te propozuar (në se ka)
  10. 2- letra reference mbi aplikantin dhe/ose propozimin
  11. Dokumentacioni mbështetës: cdo informacion tjetër si raporti vjetor me i fundit , raport auditimi, botime  ose raporte progresi të cilat ndihmojnë për të marrë më shumë informacion mbi aplikantin.
  12. Deklaratë e lëshuar nga përfaqësuesi i autorizuar i aplikantit mbi vërtetesine e dokumentave të dorëzuara prej organizatës; Letra shoqeruese nga titullari i organizates aplikuese (trokit mbi këtë lidhje për të shkarkuar versionin elektronik)

Write a Comment

You must be logged in to post a comment.